spot_img
spot_img

Produkt 28 drejt rikthimit?

spot_img

Produkt 28 mund të rikthehet. Sipas Fabian Bashës, një prej anëtarëve të grupit, mund të kemi një rikthim dhe po, u tregua goxha entuziast.

I ftuar në “Top Albania Radio”, ai tha se është epoka e rikthimeve!

“E kemi menduar, jemi mbledhur, kemi bërë disa sesione në studio. Njëfarë pune paraprake ka nisur. Mbetet për t’u parë se si do rakordohemi me angazhimet që kemi. Dëshira e mirë ekziston nga të gjithë, energjia e mirë mbetet aty, thjesht koha”, u shpreh ai.

Ai tregoi se Produktit 28 i detyrohen shumë dhe nuk mund ta rikthejnë për ta shfrytëzuar, duke shtuar se do të sjellin “produkte të reja”. Pra, më shumë këngë nga Produkt 28, gjithnjë, nëse kanë kohë.

Lajmet e fundit