9.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ish-bashkëshorti i Drenushës largohet nga “Big Brother VIP Kosova”

    Atilla Kardesh, ish-burri i Drenushës, është larguar nga “BBVK”, sipas postimit në llogarinë zyrtare të reality show-t në Instagram.

    Ndërkohë, përpara largimit Atilla ka treguar arsyet e largimit para banorëve të tjerë.
    Duke iu drejtuar Drenushës ai theksoi se fëmijët e tyre janë arsyeja e largimit.

    “Unë kam qenë këtu për t’i treguar edhe Drenushës që i kemi dy fëmijë si drita, që janë përgjegjësi edhe e imja edhe e jotja, dhe nuk ia vlen asgjë përpos atyre fëmijëve”, tha ai.

    Po ashtu, ai kërkoi që e shkuara të hidhet pas dhe për hir të fëmijëve raporti mes tyre të rregullohet.

    “Unë uroj që konflikti, urrejtja të futen në dhé e të shohim përpara për ato dy fëmijë”, shtoi ai.

    Atilla hyri në shtëpi në spektaklin e “BBVK” të premten, duke shkaktuar shumë reagime që dënonin produksionin për këtë vendim, por edhe vetë atë. Ai është denoncuar publikisht nga Drenusha për dhunë fizike, ndërsa autoritetet e kanë pajisur me urdhër mbrojtje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit