24.5 C
Tirana
E enjte, 31 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Jennifer Lopez në një romancë me Drake?

    Tani që Jennifer Lopez është sërish beqare, ka filluar të përflitet se këngëtarja është në një lidhje të re romantike me reperin Drake.

    Dyshohet se ishte Drake ai që rilidhi kontaktet i pari me JLo menjëherë pasi mësoi se ajo kishte bërë kërkesë për divorc nga Ben Affleck. Tani të dy duket se po rindezin një shkëndijë që ndanin dikur vite më parë.

    In Touch Weekly raporton se Jennifer Lopez dhe Drake janë përfshirë në disa biseda telefonike dhe mesazhe flirtuese gjatë javëve të fundit. Edhe pse JLo mund të mos jetë në kërkim të ndonjë gjëje serioze, ajo nuk po përjashton mundësinë se Drake mund të jetë partneri i saj i adhshëm.

    “Ai ishte shumë i ëmbël dhe i tha asaj se çfarë budallai është Ben që e la të ikte dhe më pas, ai i la të kuptonte se ishte i gatshëm të ndërhynte dhe ta bënte atë të ndihej e lumtur,” tha një burim i brendshëm.

    Fansat e artistëve mund të mbajnë mend se Drake dhe JLo u lidhën për një kohë të shkurtër në vitin 2016 ku ata u panë duke u puthur në një event të përbashkët. Megjithatë, flaka e kësaj lidhjeje duket se u shua shpejt.

    “Të merrte atë lloj vëmendjeje kur ajo ndihej kaq poshtë moralisht ishte pikërisht ajo që i duhej Jennifer-it. Tani ata po dërgojnë mesazhe çdo ditë dhe gjërat po ecin mirë,” shtoi burimi.

    Kohët e fundit, Lopez pranoi se nuk po kërkonte ende të njihte dikë pas ndarjes së saj me Affleck dhe ende nuk ka folur publikisht për një “ritakim” me Drake. Megjithatë, divorci i saj nga Ben Affleck ende nuk është finalizuar. Ndoshta sapo ajo të jetë zyrtarisht beqare, të dy do të dalin publikisht për lidhjen e tyre.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit