7.5 C
Tirana
E martë, 5 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Jonida Vokshi flet për humbjen e të atit: Dhimbje e papërshkrueshme

    Jonida Vokshi ka publikuar një nga momentet më të vështira të jetës së saj me ndjekësit, duke bërë publik lajmin e ndarjes nga jeta të babait të saj më 31 tetor, pas një periudhe të vështirë shëndetësore. Aktorja dhe moderatorja e përshkroi dhimbjen e saj të thellë për humbjen e këtij personi të pazëvendësueshëm përmes një mesazhi emocional, që reflekton lidhjen e fortë që kishte me të.

    “Një pjesë e shpirtit tim është pranë teje tashmë, ma more me vete, bushi im, pika ime e dobët! Boshllëkun e madh që më le, do mundohem ta mbush me kujtimet tona të bukura dhe të tilla ne kemi pambarimisht. Dhimbje e papërshkrueshme, nuk di si do ja bëj pa ty, që të kisha kudo me vete, askund pa të marrë”, shprehet ajo.

    Më tej, vijon:

    “Dhemb shpirti, sa nuk e di si po mundem t’i shkruaj këto fjalë mes lotësh. Por të premtoj se do ta kthej në forcë për ty, se kështu do doje ti, se kështu më ke mësuar ti. Jam e bekuar që jam gjaku yt! Jam e bekuar që tashmë kam engjëllin mbrojtës më të mirë në qiell! Të dua, shpirti im, përjetë bushi im.”

    Jonida dha lajmin e hidhur në Instagram, duke u shprehur: “Ma bëre shpirtin copë, o ba! Do të të dua deri në frymën time të fundit, deri kur do të takohemi sërish”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit