19.5 C
Tirana
E enjte, 25 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Luiz Ejlli merret nën hetim nga SPAK, kërcënoi ish-kreun e IKMT për interes të Bajrave

    Pas procesit gjyqësor që po ndiqet ndaj tij në Fier, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, Luiz Ejlli është futur sërish në telashe me drejtësinë.

    Sipas Prapaskenës, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme, pas një kallëzimi që është bërë ndaj tij, se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme si dhe ka kërcënuar zyrtarë të IKMT me qëllim që të mos shembin një obejkt të paligjshëm në Shirokë të Shkodrës.

    Sipas kallëzimit penal, ndërtesa e paligjshme figuronte në emrin e 79-vjeçarit Zef Lgataj.

    Por, në kallëzim thuhet se ndërtesa ishte në të vërtetë pronë e Bajrave, personazhe të njohur të botës së krimit në Shkodër, të dyshuar shpesh për ngjarje të rënda.

    Në kallëzim ngrihet pretendimi se në rast se do të arrinte që të ndalonte shembjen e objektit, Luizi do të përfitonte një pjesë të kësaj pasurie, që ndodhet në një prej zonave më të lakmuara të qytetit të Shkodrës. Po ashtu në kallëzimin e depozituar në SPAK, thuhet se ka ndodhur një takim mes Ejllit dhe ish* kreut të IKMT, Agim Ismailaj, ku këngëtari i ka kërkuar të mos zbatojë ligjin për shembjen e objektit.

    Në referimin penal pretendohen edhe disa mesazhe mes Luiz Ejllit dhe zyrtarëve të IKMT.

    Pasi objekti është shembur, Luiz Ejlli pretedohet se ka kërcënuar Agim Ismailin, duke i thënë se “është mirë mos me ndjek këtë çështje. Po e bën personale”.

    Skandali thellohet më tej, pasi inspektorët që zbatuan ligjin duke shembur objektin u ndëshkuan më pas me shkarkim nga kreu i ri i IKMT, Ervin Hoxha.

    Në kallëzim ngrihen dyshime të forta se kreu i IKMT, Ervin Hoxha kontrollohet nga grupi kriminal i Bajrave. Gjithsesi, për të dalë në një konluzion përfundimtar, pritet rezultati i hetimit nga SPAK.

    (Prapaskena)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit