17.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Luizi e meriton famën” – Monika Lubonja: Edhe unë mund të isha lidhur në BBV, por …

    Dje në emisionin “Ftesë në 5” u diskutua manaxhimi i famës që kanë marrë ish-banorët e Big Brother Vip.

    Monika Lubonja u shpreh e lumtur që Luizi përflitet për shuma të majme pagesash nëpër koncerte e postime. Sipas saj ai i meriton, pasi është edhe një këngëtar i talentuar që është bërë i njohur që prej moshës 17 vjeç.

    Thënë këtë, Lubonja sqaroi edhe një deklaratë për fituesin e këtij edicioni të BBV ku e kishte konsideruar të sinqertë si vetja. Monika tha se edhe ajo mund të kishte krijuar një romancë brenda BBV, por këtë nuk do e bënte për spektakël apo klikime.

    “Luizi është quajtur i sinqertë. Edhe unë isha kokë më kokë me sinqeritetin e tij. Sepse unë kam qenë e sinqertë në gjënë që kam bërë. Unë mund të krijoja histori aty, qoftë edhe një histori dashurie. Po e krijoja, të betohem. Ti e di që unë nuk kam barriera. Mbi të gjitha dua veten, po të dashurohesha me dikë, nuk do e bëja për hir të spektaklit apo për hir të klikimeve, por sepse do e ndieja”, u shpreh ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit