1.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Mendova se po kërkoja një princ, por më duhej një princeshë’: Aktorja e njohur prezanton të dashurën e re!

    Rebel Wilson ka një dashuri të re në jetën e saj. Më 9 qershor, aktorja 42-vjeçare prezantoi në Instagram, Ramona Agruma-n, përmes një fotoje të dyshes.

    “Mendova se po kërkoja për një princ të Disney-t… por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një princeshë Disney”, shkruhej në mbishkrimin e fotos, shoqëruar me zemra, ylber dhe hashtag-un #loveislove.

    Në një intervistë me People, të botuar më 18 maj, Wilson tha se “po njihte dikë të ri”, pa treguar më shumë.

    “Kemi folur në telefon për javë të tëra para takimit dhe kjo ishte një mënyrë vërtet e mirë për t’u njohur me njëri-tjetrin”, tha ajo.

    Ndërsa nuk dihet saktësisht se kur filluan lidhjen, Wilson dhe Agruma u panë bashkë për herë të parë në shkurt të 2020-ës, gjatë Super Bowl.

    Përpara se të lidhej me Ramona-n, Wilson kishte një marrëdhënie me biznesmenin dhe trashëgimtarin e Anheuser-Busch, Jacob Busch për më shumë se dy vjet, përpara se të ndaheshin në shkurt 2021.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit