19.5 C
Tirana
E martë, 14 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Zhaklin Lekatari “arsyeton” sjelljet e Rogertit: Ka probleme të shëndetit mendor!

    Zhaklin Lekatari ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ndau mendimet e saj lidhur me banorët e “Big Brother VIP”.

    Gjatë intervistës, ajo u ndal veçanërisht te Rogerti, duke komentuar sjelljet dhe mënyrën se si perceptohen ato nga publiku.

    “Mua ai gëzimi i Rogertit, si janë perceptimet njerëzore, janë shumë të ndryshme dhe kjo varet nga botëkuptimi që ne kemi, por varet edhe nga gjinia, por edhe nga konteksti kulturor që ne kemi,” u shpreh ajo.

    Më pas ajo shtoi se Rogerti i duket sikur ka probleme me shëndetin mendor dhe ka nevojë për mbështetje emocionale vazhdimisht.

    “Mua m’u duk që sa herë që Rogerti ka këto sjellje delirante, përtej kufijve, më duket sikur ai ka probleme me shëndetin mendor dhe ka nevojë për mbështetje emocionale të vazhdueshme dhe për shumë dashuri,” u shpreh Zhaklina.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit