19.5 C
Tirana
E martë, 14 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Arlind Qori sfidon Erion Braçen për Bashkinë e Tiranës

    Një tjetër politikan ka shpallur kandidaturën për Bashkinë e Tiranës.

    Arlind Qori tha do të jetë kandidati i zgjedhur nga ‘Lëvizja Bashkë’ për zgjedhjet e 2027-ës.

    Teksa u pyet në lidhje me kandidimin e Erion Braçes, ai nënvizoi se kushdo që të kandidojë nga PS do të marrë përgjegjësitë e Ramës.

    “Nuk na duhet bashkimi me asnjë subjekt politik. Unë jam i gatshëm të marrë çdo lloj detyre. Më kanë propozuar për të qenë kandidtat nga Lëvizja Bashkë.

    E kam bërë njëherë këtë përvojë në 2023-in. E përjetoj Tiranën si çdo qytetar tjetër. Jam i sigurt se do të jetoj mes qytetarëve të Tiranës.

    Kushdo që të kandidojë nga PS do të marrë përgjegjësitë e Ramës. Sikundër kushdo që të dalë nga kopshti i Berishës”, tha Qori.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit