8.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Mësuesja e shkollës 9-vjeçare në Tiranë denoncon drejtorin për ngacmim seksual: Kur ishim vetëm tek salla e kompjuterave…

    Emisioni Fiks Fare ka transmetuar mbrëmjen e djeshme rastin e Margarita Taraj, mësuese e klasës së katërt në shkollën “Ramazan Jarani” në kryeqytet, e cila akuzon drejtorin e kësaj shkolle për ngacmim seksual dhe hakmarrje pas refuzimit të saj.

    Sipas mësueses, ngacmimet nga ana e drejtorit filluan katër vjet më parë, kur ai i kishte bërë komente të papërshtatshme për pamjen dhe veshjen e saj, duke i thënë se ishte “e bukur” dhe duke e kërcënuar me pasoja në punë. “ Unë ose do të ul hundën ty ose do të ikësh” thotë mësuesja se kanë qenë fjalët e vazhdueshme të drejtorit në takimet me të.

    “Ka patur raste që kur jam gjendur tek salla e kompjuterave vetëm, drejtori vinte dhe më thoshte sa e mirë je bërë, ça të kapim me dorë” thotë mësuesja.

    Taraj shpjegon se refuzimi i saj ndaj pretendimeve të drejtorit ka çuar në një periudhë të vazhdueshme hakmarrjeje, duke përfshirë ndikimin negativ të drejtorit tek prindërit e nxënësve.

    Ajo tregon se, përmes këtij ndikimi, një prind ka goditur fizikisht mësuesen në klasë, pas një incidenti ku ajo kërkonte nga djali i tij të mos vonohej. Incident ky që është raportuar në polici nga mësuesja.

    Mësuesja tregon se në klasë i erdhi një fëmijë me aftësi ndryshe, që për 3 vite ishte vlerësuar me nota të larta, ndërkohë fëmija nuk dinte të shkruante dhe pas evidentimit prindi është bërë agresiv me mësuesen.

    Gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje nga drejtori i shkollës, Ilirjan Kalemasi. I cili mohoi të kishte ngacmuar mësuesen, madje sipas tij mësuesja ka probleme.

    Pasi u pyet për goditjen e mësueses nga një prind, drejtorit e ka kaluar përgjegjësinë tek mësuesja, duke thënë se sjellja e saj jo e mirë ka detyruar prindin të reagojë në atë mënyrë. Në fillim drejtori thotë goditi mësuesja prindin, pastaj thotë nuk e di çfarë ka ndodhur.

    Ai gjithashtu ka përmendur se për çështjen e nxënësit me aftësi ndryshe, është vendosur një mësues ndihmës, duke theksuar se ky është një proces i njohur dhe i miratuar.

    Sipas drejtorit, është duke u bërë një procedurë për largimin e mësueses nga puna  edhe pse kjo e fundit ka sjellë raportin e aftësisë në punë. “Ajo ka sjellë një raport aftësie në punë, por të mos i hyjmë kësaj, e ka sjellë në fillim të vitit” thotë drejtori.

    Ndërkohë vë në dyshim aftësinë e mësueses edhe pse mjeku ka thënë se është e aftë, duke kërkuar kështu edhe largimin e mësueses nga shkolla.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit