Ne BBVK, jane rrefyer ngarje te trishta nga jeta personale, de Mevlan Shaba ka treguar për një histori që i kishte ndodhur menjëherë pas ndarjes nga ish-partnerja e tij.
Ai tha se prej mbi gjashtë muajsh e kishte kapur një periudhë ankthi e depresioni e cila kishte qenë shumë e vështirë për të.
Konkurrenti theksoi se kishte pasur simptoma te ndryshme e aq te forta, sa kishte humbur shpresat për jetë. “Pas ndarjes e kam përjetuar keq dhe pas një kohe, gjashtë shtatë muaj më ka kapur kjo periudha e ankthit depresionit, që ka qenë një periudhë shumë shumë shumë e vështirë, që unë me thënë të drejtën se kisha përjetuar kurrë”, u shpreh ai.
Me tej theksoi: “Kam pasur simptoma të ndryshme, kisha humbur edhe shpresat e jetës që nuk do të bëhesha kurrë njeri, isha një lloj që nuk e kisha imagjinuar kurrë nga sot nesër. S’kisha fuqi as me ec, të dukej çdo gjë kot. Nuk doja të shihja asnjë njeri”.
“Se isha i lidhur atë kohë me dikë tjetër, por që nuk isha i dashuruar sepse isha akoma i dashuruar me dikë tjetër dhe ai person më ka ndenjur aq shumë afër atë periudhë, kudo që të jetë ishalla Zoti i dhëntë të gjitha të mirat se s’është më me mua sigurisht. Nuk harroj atë personin që më ka ndenjur afër”, shtoi mes tjerash Shaba.