9.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ministria e Drejtësisë kërkoi tërheqjen e ish-burrit të Drenushës nga “BBVK”: Reagon Milaim Zeka

    Opinionisti i “Big Brother VIP Kosova 3”, Milaim Zeka, ka reaguar publikisht lidhur me kërkesën e ministrisë së Drejtësisë për të përjashtuar konkurrentin Atilla Kardesh nga formati televiziv. Vendimi ka ngjallur polemika dhe debat, ndërsa Zeka ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Facebook për të shprehur kritika të ashpra ndaj ministrisë dhe ministres, Albulena Haxhiu.

    Në postimin e tij, Zeka nuk ka kursyer ironinë, duke e konsideruar ndërhyrjen e ministrisë së Drejtësisë në një program televiziv si të panevojshme.

    “Ministria e Drejtësisë i paska futur hundët në “BBVK”. Paskan kërkuar përjashtimin e një banori për shkak bajagi të dhunës. Kam vetëm një pyetje: “A ka njeri më të dhunshëm në Kosovë sesa Albulena Haxhiu?!” Ajo e ka djegur parlamentin e Kosovës. Ajo ka qenë e arrestuar dhe e akuzuar për dhunë,” – shkruan ai, duke shprehur mendimin se motivet e ndërhyrjes mund të jenë të tjera nga ato që prezantohen publikisht.

    Ai gjithashtu e konsideron këtë veprim si një formë hipokrizie.

    “Zot na ruaj prej budallenjve qeveritarë dhe prej grave që gjithë naten i terrorizojnë burrat ose të dashurit e tyre e ditën, për t’u çlodhur nga dhuna e natës, i mbrojnë bajagi të drejtat e “drenushave” – vijon ai.

    Ministria e Drejtësisë kërkoi largimin e Kardesh pas denoncimit të bërë nga Drenusha Latifi, e përfaqësuar nga avokatja Saranda Keqekolla-Sadiku. Sipas avokates, ndonëse urdhri i mbrojtjes për Kardesh ka skaduar që në shtator, ai vazhdon të përballet me akuza për dhunë në familje dhe për mosrespektim të urdhrit të mbrojtjes.

    Kërkesa e ministrisë ka ngritur debate mbi ndërhyrjen e institucioneve në programe televizive dhe kufirin midis lirisë së fjalës dhe detyrimeve ligjore.

    Nga ana tjetër, vetë Drenusha ka bërë një reagim, duke thënë se nuk ndihet e kërcënuar nga prezenca e ish-bashkëshortit në shtëpi.

    “Prezenca e tij si individ, mua këtu nuk më shkakton absolutisht frikë, pasi e di se “Big Brother” e ka atë fuqi që nuk i toleron këto gjera, por edhe unë vet si Drenushë, nuk ndihem absolutisht e kërcënuar apo e abuzuar në mënyrë psikike. Përkundrazi, unë e kam parë në një tunel një pikë të bardhë, më në fund, që ka shpresë për një kërkim falje prej anës së tij që më ka munguar shumë dhe e kam pasur shumë të nevojshme për sa i përket raportit me fëmijët tanë. Absolutisht kurrgjë më tepër”, theksoi ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit