Në politikën shqiptare kemi dëgjuar shumë deklarata të guximshme, të cilat më pas asnjëherë nuk janë mbajtur.
Një prej tyre ka qenë ajo e Gazment Bardhit.
Në kohën kur PD ishte në luftë mes dy grupeve, atij të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, Bardhi ishte një ndër “luftëtarët” më të egër kundër Berishës.
Ai e quante atë “babi i Zenit”.
Madje u betua publikisht, se nëse Berisha fitonte betejën brenda PD-së dhe merrte partinë e kandidonte për kryeministër si kryetar i PD-së në zgjedhjet e 2025, ai do të mbyllte karrierën politike.
Ja ku jemi sot, Berisha është kryetar i PD dhe kandidat për kryeministër.
Bardhi jo vetëm që nuk e mbylli karrierën politike, por është kthyer në veglën e Sali Berishës, me shpresën se ky i fundit do e kandidojë për deputet.
Por kushedi, ndoshta Berisha ia mbyll vërtet karrierën politike, duke mos e kandiduar!
Se vetë Bardhi doli që nuk është nga ata burrat që e mbajnë fjalën.