11.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ora e inspiruar nga Bugatti kap vlerën marramendëse

    Viteve të kaluara kompanitë Jacob & Co dhe Bugatti kanë bashkëpunuar për të prodhuar një sërë orësh unike, të inspiruara nga super vetura Chiron, e tani kanë një krijim të ri.

    Fjala është për orën Bugatti Chiron Blue Sapphire Crystal, që ka ngjashmëri me orët e tjera të ngjashme, posedon një kopje të funksionale të “motorit” 8 litërsh quad-turbo V12, klipat e të cilit lëvizin, derisa turbo-mbushësit sillen, transmeton Telegrafi.

    Dallimi është se korniza e orës së re është punuar nga kristali (safiri), e për një gjë të tillë janë dashur muaj të tërë punë të palodhshme, e tërë makineria e orës është punë dore. Safiri është lyer me një nuancë të lehtë të ngjyrës së kaltër.

    Pjesa e jashtme zbulon rreth 578 komponentë të montuara dekoruese, që e përbëjnë mekanizmin e orës, e për prodhimin e saj janë përdorur edhe 51 gurë të çmuar.

    Detajet e tjera të orë përfshijnë treguesin e punës së orës i inspiruar nga treguesi i sasisë së derivatit të Chiron. Gjithashtu pjesë e kësaj ore është Jacob & Co “Shock Protection System”. pra sistemi mbrojtës nga rrëzimet dhe goditjet – dekorimet prej floririt 18 karatësh, rripat e gomës.

    Deri më tani është bërë vetëm një njësi, në të cilin janë shpenzuar 120 orë pune dhe atë vetëm për prodhimin e kornizës. Çmimi i kësaj ore është 1.5 milion dollarë, derisa për versionin e “thjeshtë” pa gurë të çmuar duhet ndarë 280 mijë dollarë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit