12.5 C
Tirana
E hënë, 30 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pajisi trafikantin e drogës me kartë gazetari, Shkullaku heq përgjegjësinë: Dokumenti është fals

    Shoqata e Gazetarëve Profesionistë ka reaguar pasi në media doli karta e gazetarit të djalit të Naim Nokës, i arrestuar ditën e sotme si pjesë e një grupi shpërndarëish të drogërave të forta me qendër në redaksinë e portalit “Publik.al” në Tiranë.

    Menjëherë pasi në media u zbulua se ali i Naimit, Ergis Noka ishte mbajtës i kartës së gazetarit nga shoqata e Armand Shkullakut, ka reaguar ky i fundit duke deklaruar se ajo kartë ishte e falsifikuar.

    Ergis Noka u arrestua sot së bashku me tre djem të tjerë, të tre të punësuar si gazetarë te portali i babait të tij, Naim Noka – Publik.al – zyrat e së cilës në ish-Bllok ishin shndërruar në një bazë për magazinimin dhe shpërndarjen e tabletave ekstazi.

    Reagimi i shoqatës së Armand Shkullakut:

    Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë u njoh me lajmin e aksionit të policisë sot në zonën e ish bllokut, ku u arrestuan katër persona për shitje droge. Një nga personat, shtetasi Ergis Noka kishte dokumentin në foto (bashkëlidhur këtij emaili), që ngjan me kartën e IFJ, që përdorin anëtarët e shoqatës sonë.

    Për transparencë publike sqarojmë se, shtetasi Ergis Noka nuk është anëtar I Shoqatës së Gazetarëve profesionistë të Shqipërisë dhe ai dokument është i faksifikuar. Cilido nga anëtarët tanë, që ka një kartë të IFJ-së, e dallon me sy të thjeshtë që elementet në dokument nuk janë ato që ka karta origjinale e Ferderatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, pjesë e së cilës është Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë.

    Ai dokument nën emrin Ergis Noka është fals dhe si mbajtësi, ashtu edhe prodhuesi duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore për falsifikim.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit