spot_img
spot_img

Rama merr në mbrojtje Erion Veliajn

spot_img

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt po i bëhet një linçim publik.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama tha se jemi në kushtet e një amullie, të ngjashme me çorbë derrash që nuk mund të jetë arsye për të marrë qëndrime politike për momentin.

“Krahasimi është pa këmbë, janë dy raste dhe dy kontekste dhe dy faza të ndryshme. E para, e dyta këtu jemi në kushte kur Veliaj është hetuar gjykuar dënuar në gjykatën e politikës dhe atyre mediave që janë të angazhuara për të bërë gjyqësi alternative.

Do të thotë me mjetet e politikës dhe komunikimit mediatik, të vendosë kolektiv i caktuar njerëzish se kur bëhet fjalë për SPAK si organizatë kriminale, kur bëhet fjalë për një rast që po është kështu, kur bëhet fjalë për një rast që nuk është kështu.

Në kushtet kur është linçuar publikisht, i votuar nga populli për 3 mandate rresht, protagonisti i transformimit të qytetit, atëherë këtu jemi në kushtet kur ka shumë për të menduar dhe reflektuar.

Ndërkohë që nuk jemi në kushtet kur është shpallur ndonjë kauzë publike me gjithë argumente përkatës, jemi në kushtet kur ka fjalë, thashetheme, SMS. Një SMS pa emër që nuk kuptohet se kujt i është ngritur.

Jemi në kushtet e një amullie shumë të ngjashme me një çorbë derrash që nuk mund të jetë arsye për të marrë qëndrime ne sot. Ne do shohim evoluimin dhe në kohën e duhur do mbajmë qëndrimet tona”, tha Rama.

Lajmet e fundit