14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pas Beatrix, edhe Donaldi merr po të njëjtin vendim!

    Romanca mes aktorit Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj duket se ka marrë fund.

    Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” lindi një histori dashurie mes Donaldit dhe Beatrixit, e cila u gjykua shkak të raportit të mëparshëm të aktorit me ish-të dashurën e tij, Bora Zemanin.

    Teksa të gjithë prisnin se si marrëdhënia e tyre do të shkonte jashtë shtëpisë, ajo përfundoi sapo Donaldi doli nga shtëpia.

    Krisja e tyre filloi të përflitej nga mediet rozë, në momentin kur Top Channel organizoi një festë për të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pasi ata qëndruan larg njëri-tjetrit.

    Një ditë më pas, Beatrix hoqi nga ‘follow’ vëllezërit Veshaj, teksa bëri edhe një Instastory ku shkroi “Fake stories”

    Së fundmi edhe Donaldi ka marrë të njëjtin vendim dhe ka hequr këngëtaren, duke i dhënë fund në këtë mënyrë çdo kontakti më këngëtaren .

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit