Nga Bledi Mane
Ky që shikoni në foto majtas është kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi. Ka disa ditë që i ka rënë gjëma mbi kokë, pëshpëritet privatisht e mediatikisht sikur është infektuar me SIDA dhe gjatë marrdhënieve seksuale jashtëmartesore ka infektuar edhe 17 gra e burra të tjerë në zyrën e tij në bashki.
Zyrtarisht Flamuri nuk është i prekur nga Sida, prej një viti vuan nga leuçemia e mëlçisë dhe kurohet. Kjo gjëma tjetër që i ndodhi këto ditë është më e rëndë se sëmundja që ka dhe duhet ta vuajë. E dini pse?
Vjet ky Flamur që shikoni në foto si burrë i keq e cinik province që është i bëri të njëjtën lojë të pistë shokut të tij Tërmet Peçi. Xheloz pse ky i fundit kandidoi për deputet i sajuan një video erotike të cilën nuk e pa askush.
Video nuk kishte, nuk ka, nuk do të ketë por lëndimi mbeti pas, morrën më qafë një familjare në Këlcyrë të Përmetit, morrën më qafë edhe familjen e Tërmetit.
Në këtë mesele të poshtër ka gisht edhe kryetari i bashkisë së Këlcyrës Klement Ndoni e të gjithë bashkë kujtuan se do dëmtonin ish kryebashkiakun e Tepelenës.
Por ndodhi e kundërta, elektorati në qarkun e Gjirokastrës votoi masivisht dhe sot Tërmeti është deputet në parlament.
Viti kaloi shpejt dhe hakmarrja primitive u shërbye e ftohtë dhe më lënduese, sot Flamur Golemi akuzohet edhe për pornografi, edhe për tradhëti, edhe për infektime masive. Dhe më e bukura, në profesion Flamur Golemi është doktor, doktor që infekton e nuk shëron dot veten nga psikoza e sëmurë e një provinciali hajdut, cinik, xheloz e matrapaz. Nuk besoni? Këto që shkruaj nuk i them unë, ia thotë prokuroria Spak me 3 padi që ia ka ngritur.
Ndaj vuaj Flamur, vuaj jo dhimbjet e sëmundjes që nuk e ke, vuaj dhimbjet e turpit që të mbeti. Gropën që ia hape tjetrit vjet e le të hapur dhe ja ku po bie edhe vetë.
Ky që shikoni majtas në foto është kryebashkiaku Flamur Golemi, në mes janë lulet e kuqe të dashurisë dhe djathtas jarani i Flamurit. Quhet Piro Dhima, ish sportelist hoteli në Gjirokastër që Flamur Golemi e bëri deputet. Nuk dihen arsyet, po punohet për to!



