Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit edhe i Gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos shtrohet në spitalin “Evangjelizmos” në Greqi, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Sipas njoftimit të Kishës Ortodokse Fortlumturia e Tij udhëtoi nga Tirana në Athinë me një avion special, pasi mjekët e Spitalit privat në Tiranë kërkuan kujdes më intensiv.
Mjeket në Greqi bëjnë me dije se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe po kryhen analiza të mëtejshme për një panoramë më të qartë të gjendjes së tij shëndetësore.
Mediat greke shkruajnë se kryepeshkopi, 95 vjeçar po monitorohet nga të njëjtët mjekë në Greqi, të cilët janë kujdesur për të edhe 5 vite më parë kur u prek nga koronavirusi.
Anastas Janullatos, i ka shërbyer Kishës Orthodhokse të Shqipërisë që prej vitit 1991.