11.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Plas sherri mes Endri Shabanit dhe Edmond Spahos: Ti duhesh lidhur, burrë plak…

    Një debat i ashpër ka ndodhur mes Endri Shabanit dhe Edmond Spahos teksa diskutohej për situatën politike në vend.

    Endri Shabani: Ti shkon njëherë me Bashën, njëherë me Berishën. Aq çështje sa kam çuar në SPAK kundër Edi Ramës ju keni marrëveshje publike me Edi Ramën. Ju i keni tradhtuar protestuesit, zotin çela ju mund ta kishit amnistuar por nuk e bëtë. Amnistuat të korruptuarit.

    Edmond Spaho: Deri tani demagogji pa bukë. Unë kam ardhur këtu që të bëja debat me Toni Gogun e PS, nuk e dija që jeni ju se po ta dija nuk do vija. Nuk bëj debat me ata që bëjnë opozitën e opozitës.

    Endri Shabani: E di që do PS, me PS keni marrëveshje…

    Edmond Spaho: Ti nuk kupton themeloren se kush e qeveris këtë vend. Do e shohësh sa keq do përfundoni pas zgjedhjeve të 2025.

    Genti Çela: Partitë e reja nuk artikulojnë asnjë ide, asnjë shpresë. Artikulojnë propagandën e njëtrajtshme me qeverinë, me zotin Rama. Pra, shpif, shpif se diçka do ngelet. Askush nuk ndalon askënd të bëjë protesta të tjera. Kalimtarët që u bllokuan në trafik janë solidarizuar me protestën e opozitës. PD ka për detyrë të udhëheqë pakënaqësinë ndaj qeverisë.

    Endri Shabani: Nisma Thurje me vepra ka bërë opozitë kundër Edi Ramës.

    Edmond Spaho: Shko lëpiju Edi Ramës, shko.

    Endri Shabani: Ke moshën e babait tim, më vjen zor t’ia kthej në këtë mënyrë. Ju keni marrëveshje me PS-në, publike. Amnistia, Kodi Zgjedhor. S’po merrem me 19 pallatet… Nuk ka asgjë të keqe të bashkëpunohet në Parlament, por për çfarë? Po të bashkonin votat me Ramën për të rritur pensionet do e duartrokisja, i bashkuan votat për rrogat e veta.

    Edmond Spaho: Ramës i shërben ti. S’kemi bashkuar votat me PS.

    Endri Shabani: Lidhe atë që ke në studio… Më bën moral ti, burrë plak. Këta bëhen bashkë kundër shqiptarëve. Prandaj këta duhet të dalin nga politika, sepse e meritoni dhe të shkriheni si parti.

    Edmond Spaho: I shërben Ramës dhe shqiptarët e kuptojnë shumë mirë. S’ke për të hyrë në politikë sepse i shërben Edi Ramës.

    Endri Shabani: Jeni drejt greminës…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit