spot_img
spot_img

“Pushkatojeni” Genta Bungon!

Një thashethem grash ka futur në një sherr kombëtar dy gra profesioniste juriste.

Prokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj i paska thënë një shoqe se komisionerja e njohur e vettingut Genta Bungo e paska ofenduar për origjinën e saj veriore.

Kaq u desh dhe logoreja e mediumeve të Tiranës me iso mbajtur nga komentues të njëjtë sharës amatorë të tentojnë të mbjellin përçarje.

Por si gjithmonë papërgjegjshmëria do zgjasi vetëm tre ditë e kur të mbyllin gojët, mendjet do hapen e do njohin ca të vërteta të bukura:

-Elisabeta Imeraj ka pasur pedagoge kur studionte jurispudencën, zonjën e hekurt të drejtësisë Genta Bungo. Kjo e fundit e vlerësoi me notën 10 (dhjetë) studenten e saj “maloke”.

-Vite më pas kur prokurorja Elisabeta Imerej u ballafaqua në shkallën e parë të vettingut, kryetare e Komisionit të Vlerësimit ishte juristja e njohur Genga Bungo e cila nuk e paragjykoi ish- studenten e saj nga origjina por votoi pro zonjës Imeraj.

-Mes gjithë kësaj kakofonie përçarëse krahinore por shterpë, zjarrëvënësit duhet ta dinë mirë se zonja e hekurt e drejtësisë Genta Bungo nuk i urren “malokët” por është edhe ajo një malësore me origjinë….

Reforma në drejtësi nuk njeh stanjacion e pavarësisht këtyre llogjeve folklorike mbetet e shëndetshme se nesër kur të përballemi me ligjin do duam që të ndihemi të mbrojtur pavarësisht se jemi me origjinë nga lëndinat e Tropojës apo me origjinë nga malet e Skraparit!

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit