14.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Puthja Ilir-Arjola: Bashkëshortja e Ilirit tregon se çfarë e lëndoi

    Bashkëshortja e Ilir Shaqirit, Emanuela, nuk u ndje mirë pas puthjes së Ilirit dhe Arjolës në “Big Brother VIP”, por jo për veprimin e tyre, por për komentet e njerëzve.

    Puthja Ilir-Arjola: Bashkëshortja e Ilirit tregon se çfarë e

    Si pjesë e sfidës javore, banorët duhet të imitonin disa pjesë nga filma të njohur shqiptarë. Iliri dhe Arjola u puthën teksa realizonin një pjesë nga filmi “Edhe ashtu edhe kështu” në rolet e Andit dhe Almës. Në një bisedë në “Wake Up” mëngjesin e sotëm, Emanula u shpreh se nuk i bëri aspak përshtypje.

    “Absolutisht jo [nuk më bëri përshtypje]. Më bënë më tepër përshtypje të gjithë komentet që lexova në lidhje me këtë gjë. Arjola është aktore, Iliri është balerin, artist dhe ka punuar në të shkuarën si aktor. Nuk them se është normale, por një puthje në skenë nuk ka ndonjë problem. Unë vetë kam qenë aktore dhe ta dini sa burra kam puthur në skenë. Nuk ma bëri përshtypje. Më tepër komentet na vranë, shumë komente të liga që nuk më pëlqyen.”

    Puthja Ilir-Arjola: Bashkëshortja e Ilirit tregon se çfarë e

    Ajo shtoi se komentet nuk ishin korrekte për faktin që puthja nuk ka asnjë vlerë personale.

    “Im shoq nuk puthi Arjolën, ishte diçka ndryshe. Një puthje në skenën e një filmi nuk ka ndonjë vlerë personale. Adresa të ndryshme shkruajnë shumë gjëra, nuk është korrekte sepse duhet që çdo gjëje t’i japësh rëndësinë që ka vërtet dhe një puthje skene kështu nuk ka ndofarë rëndësie.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit