8.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rama thirrje emigrantëve të kthehen në Shqipëri: Çmenduri të rrish në Greqi! Në Shqipëri paga është super

    Kryeministri Edi Rama është shprehur se në Shqipëri ka kërkese të madhe për punonjës të kualifikuar në fushën e turizmit dhe ndërtimit.

    Kreu i qeverisë u shpreh se është çmenduri të rrish në Greqi dhe të mos kthehesh në Shqipëri, ku theksoi se pagat janë super.

    Rama, në podkastin e tij “Flasim”, theksoi se qeveria po përgatitet të hapë një dritare për ata që janë në emigracion në fushën e ndërtimit dhe turizmit.

    “Po përgatitemi të hapim një dritare për ata që janë në emigracion në fushën e ndërtimit dhe turizmit.

    Është çmenduri të rrish në ndërtim në Greqi, dhe të mos vish këtu kur kërkesa është shumë e madhe për njerëz të kualifikuar dhe paga është super.

    Dhe me këtë dritare do ta hapim në Athinë, Milano, Gjermani patjetër, për t’i dhënë oferta konkrete të tregut.

    P.sh bari ka nevojë për një person dhe kjo është kontrata, do të shikojmë se si do të ecë”, u shpreh Rama.

    Rama thirrje emigrantëve të kthehen në Shqipëri:

    Kreu i qeverisë, Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve që të kthehen në vendin e tyre, theksa theksoi se pagat janë njësoj konkurruse, duke marrë shembull Athinën.

    Kreu i qeverisë u shpreh se atje qiratë dhe taksat janë shumë më të larta, teksa theksoi se mund të vijnë në Shqipëri të bëhen pjesë e industrisë së bartender.

    “Me çfarë shikoj unë në këtë sektor pagat janë konkurese me Athinën.

    Rrinë andej paguajnë dhe qira shumë më të rënda, paguajnë dhe taksa shumë më tepër, paguajnë dhe transport, dhe nuk vijnë këtu që të futen në këtë industri të re, bartender  ku pagat janë njësoj si atje.

    Nuk them se të gjitha kudo, por realisht janë njësoj konkurruese. Pesho se çfarë ngelet në fund”, tha Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit