Biznesmeni Gjergj Luca ka nisur këtë vit të ri duke vënë në dukje arritjet e kryeministrit Edi Rama, duke filluar nga trasnformimi i qendrave urbane dhe deri te modernizimi.
Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Luca e ka karahasuar Ramën me Jul Çezarin, teksa ka theksuar se kreut të qeverisë duhet mos t’ia mohojmë meritat, pasi puna dhe energjia që ai ka për të shndërruar Shqipërinë ashtu si dhe ai ka ëndërruar janë për t’u komplimentuar.
“Jepi Çezarit atë që i takon Çezarit dhe jepi Edi Ramës atë që i takon Edi Ramës. Pa dashur të hyj në politikë, duhet t’i japim meritën Edi Ramës për disa arritje të dukshme: Transformimi i qendrave urbane, promovimi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe mbajtja e një vizioni për modernizimin e vendit.
Të duash apo jo politikën e tij, puna dhe energjia që ai investon për Shqipërinë janë për t’u komplimentuar”, ka thënë Luca, teksa më nota humori ka shpresuar më tej se krahasimi që i ka bërë Ramës me Çezarin e jo me Skëndërbeun të mos mërzisë kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin.
Ndër të tjera Luca i ka kërkuar publikisht Edi Ramës që të “pastrojë” Parlamentin dhe të ketë më tepër njerëz intelektualë.
Pjesë nga fjala e Gjergj Lucës:
Ore boll me urime tani dhe të futemi në temë. Se na filloi viti, ky është vit i vështirë. A e shikoni miq Amfiteatrin e Durrësit. Ja dhe në sfondin tim keni senatin e Romës. Senati që është ndërtuar 700 vjet para Krishtit dhe pas 600 viteve më në fund ky senat nxori një lider për t’i dhënë vrull gjithë njerëzimit.
Vrulli i tij ishte qytetërimi miq, qytetërimi që la Jul Çezari në të gjithë botën. Tani ta fillojmë vitin për së mbari sepse unë në këtë vit do të bëjmë zhurmë vetëm e vetëm që Shqipëria jonë të vijë te ky lloj qytetërimi. Ore zotëri, ore Ed Rama a do na e ndërosh atë Senat, atë Parlament?
A ke ndërmend të futësh frymë intelektuali aty, me njerëz intelektualë, sepse u lodhëm me ata njerëz që na drejtojnë. Të them të drejtën, unë nuk do ta quaj atë njeri nëse bëhet realitet ëndrra e tij dhe unë i jam bashkangjitur asaj ëndrre, Skëndërbe.
Por, do ta quaj Jul Çezar dhe do të jetë Jul Çezari i Shqipërisë në rast se ëndrra e tij bëhet realitet dhe do t’i bashkohemi atij qytetërimi që meritojmë.