14.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sot janë në një parti, por Edi Paloka rrihte në mes të Parlamentit Arben Imamin, duke i thyer hundën

    Sot ata janë krah “non gratës” Sali Berisha, por 20 vite më parë përlesheshin në mes të Kuvendit.

    Ja çfarë shkruante GSH për sherrin e tyre, 20 vite më parë.

    Gjithë detajet e sherrit në Parlament. I thyhet hunda Ben Imamit

    Skena e grushtit në Parlament mes Edi Palokës e Arben Imamit. Përse u zunë dy deputetët dhe kush i ndau. Rrëfimi i dëshmitarëve, por edhe i mjekut që i ngjiti hundën kreut të PD. Përse asnjëri prej tyre nuk bëri denoncim. Dialogu mes Nanos dhe Berishës për anglishten para sherrit

     Për të ndarë ata që po kacafyteshin në tapet, kanë ndërhyrë dhe shumë deputetë, turmën e të cilëve e printe Azgan Haklaj

    Gjithë çastet e përleshjes së radhës. Zëdhënësi i PD-së përdori celularin si mjet rrethanor

    Imami – Paloka, boks në Parlament

    Ish-ministri përfundon me hundë të thyer në spital

     Boksi duket se është kthyer në pasion dominues të deputetëve. Dje ka qenë radha e Imamit dhe Palokës për t’u përleshur. Ish-ministri i Drejtësisë ka përfunduar në spital me një frakturë të rëndë në hundë dhe të dy i kanë lënë syzet gjatë kacafytjes.

    Përleshja ndodhi në kulmin e seancës së mbrëmshme parlamentare. Para se Paloka e Imami të tregonin muskujt, salla ishte ndërkohë e elektrizuar. Po zhvilloheshin debate të ashpra në lidhje me raportin që KQZ-ja kishte paraqitur për zgjedhjet e 24 qershorit. Imami ishte duke dalë, i irrituar, nga salla. Kishte kërkuar me këmbëngulje të merrte fjalën për të bërë një propozim për procedurë, por Çeço refuzonte.

    Ndërsa zëdhënësi i Partisë Demokratike, Edi Paloka, pasi kishte marrë një cigare në korridorin anësor, po hynte. Te dera e sallës janë gjendur të dy ballë për ballë. Na çave kokën me atë procedurën tënde”, ka thënë Paloka. “Ik, o plerë”, ia ka kthyer Imami. Kaq ka mjaftuar që të nisë përleshja. Paloka ka përdorur një mjet rrethanor. E ka goditur me celularin e tij, ndoshta të një marke të tipit të vjetër.

    Nga hundët e Imamit ka filluar të rrjedhë pa pushim gjak. Por edhe ai nuk ka qëndruar duarlidhur. Kacafytja ka zgjatur disa sekonda. Të sharat në formë ulërimash arrinin në kupë të qiellit. Kanë ndërhyrë menjëherë oficerët e Gardës që ndodheshin në korridor. Për të ndarë ata që po kacafyteshin në tapet, kanë ndërhyrë dhe shumë deputetë, turmën e të cilëve e printe Azgan Haklaj.

    Valltari i dikurshëm, tani deputet i Tropojës, po e shtrëngonte fort për mesi Edi Palokën. Imami shfrytëzoi këtë moment për t’u drejtuar për nga tualetet e Kuvendit. Lau fytyrën prej nga i rridhte pa pushim gjak. Pak çaste më vonë një makinë e çoi me urgjencë në spital. Ndërsa Palokën, i cili kishte një hematomë në fytyrë, e shoqëruan për ta qetësuar në kafen e Parlamentit. Aty ka qëndruar për gati gjysmë ore dhe është kthyer sërish në sallë.

    Kjo është ngjarja e rrëfyer nga disa prej oficerëve të Gardës. Versionet që japin deputetët, ndryshojnë sipas përkatësisë partiake. Ata të opozitës thonë se ishte Imami që shau dhe goditi i pari Palokën, ndërsa ata të maxhorancës këmbëngulin për të kundërtën. Megjithatë duke pasur parasysh vendin ku ndodhi përleshja, te dera e sallës, është e vështirë të besohet që ndonjë prej deputetëve ta ketë ndjekur kacafytjen që në momentin e parë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit