20.5 C
Tirana
E premte, 1 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Stresi vetëdorëzohet në stacionin policor të Pejës

    Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është vetëdorëzuar në stacionin policor në Pejë të premten në mëngjes.

    Në gusht, ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës pasi dyshohet për përfshirjen në sherrin e rëndë që ndodhi në një diskotekë në Pejë po atë muaj.

    “Rreth orës 09:00 Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është vetëdorëzuar ne stacionin policor ne Peje. I njëjtë po intervistohet. Dyshohet për një rrahje”, ka njoftuar Policia.

    Për këtë rast po ashtu Noizy dhe DJ Crax u shpallën në kërkim nga Policia e Kosovës. Ata u arrestuan në Shëngjin me kërkesë të autoriteteve të Kosovës, por Noizy u lirua nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Durrësit, pasi ofroi garanci pasurore prej 5 milionë lekësh.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit