18.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Tentoi të vriste prindërit duke djegur banesën, zbulohet shkaku: I ati nuk i dha 10 mijë lekë të vjetra!

    Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, u zhvillua seanca gjyqësore ndaj 42- vjeçarit, Altjon Sulejmanaj, i arrestuar dy ditë më parë pasi tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, Shaqir dhe Selfixhe Sulejmanaj, duke i vënë zjarrin banesës ku ata jetonin në katin e tretë të një pallati 4- katësh në lagjen “ 15 Tetori” në Fier.

    Trupi gjykues vendosi për 42 vjeçarin: ‘Shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik’.

    Sipas burimeve policore në dëshminë e tij para uniformave blu të Fierit, 42- vjeçari, nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese, përkundrazi ka qenë tepër i qetë.

    Shkaku i zjarrvënies ka qenë sepse i ka kërkuar babait 10 mijë lekë të vjetra, por ai ka refuzuar t’ia japë.

    Kjo e ka nxehur 42- vjeçarin duke spërkatur shtëpinë me benzinë dhe duke i vënë zjarrin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit