spot_img
spot_img

Çifti i të rinjve sipër krevatit shfaqet poshtë ballkonit të Benet Becit

spot_img

Një pamje e pazakontë është parë para bashkisë Shkodër sot.

Një krevat dopio mbi të cilin qëndronin një çift të rinjsh është vendosur para godinës, poshtë ballkonit të kryebashkiakut të PS-së Benet Beci.

Në foton e shfaqur në rrjetet sociale, vajza e shtrirë është thuajse e zhveshur nga mesi e poshtë ndërsa përballë saj qëndron një i ri që mban në dorë një aparat fotografik.

Është e paqartë nëse çifti i të rinjve ka zgjedhur këtë formë të pazakontë për të protestuar apo bëhet fjalë për ndonjë spot publicitar.

Lajmet e fundit