spot_img
spot_img

“Kemi mbi 2 vite të ndarë..”, Arben Derhemi flet për herë të parë për divorcin!

spot_img

Aktori i njohur Arben Derhemi ka qenë i ftuar në programin “Natën me Aulonën” dhe ndër të tjera ka folur për divorcin e tij nga Iva Korumin.

Ai pranoi ndarjen nga bashkëshortja duke zbuluar se ka ndodhur rreth dy vite e gjysmë më parë, por i vinte çudi se si lajmi mbi divorcin shpërtheu papritur, duke e përshkruar si një “makineri të çuditshme thashethemesh”.

“Është e gjitha një gënjeshtër e madhe sepse unë kam kohë që jam ndarë, kam gati dy vjet e gjysmë.

Nuk e kuptoj, e gjitha ishte si me urdhër, e gjitha ishte e makinuar nga një makineri e çuditshme thashethemi, maskarallëku që nuk më bën shumë përshtypje sepse kam dëgjuar shumë gjëra për miq, shokë të mitë të cilët i njoh shumë mirë, i di shumë mirë.

Por këtë radhë ishte shumë e çuditshme sepse e kam mbajtur larg jetën time private, larg televizionit, larg revistave, larg gjithçkaje sepse është e imja dhe e atyre që kanë qenë rreth meje”, tha ai.

Lajmet e fundit