20.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Trim i mirë me shokë… veten (Ilir Metën e braktisin të gjithë, me përjashtim të analistëve që iu ka mbushur xhepin prej vitesh)

    Pavarësisht se në emisionet televizive mbrëmjen e djeshme, nisën vajtimet për Ilir Metën, sondazhet tregojnë një gjë të qartë: Atë e donin pothuajse të gjithë në burg.

    Dhe jo më kot, pasi prej dekadash konsiderohet si sinonimi i politikanit të korruptuar.

    Prej vitesh, sondazhet e nxirrnin Ilir Metën si politikanin më pak të dëshiruar.

    Fill pas arrestimit të Ilir Metës, Top Channel dhe Report TV filluan një sondazh online në faqet e internetit, për të pyetur audiencën e tyre nëse ishin dakord me atë arrestim.

    Deri tani, 84.6% e pjesmarrësve në anketimin e Top Channel janë dakord me arrestimin e Metës.

    Ndërsa në anketimin e Report TV, janë 85.4% dakord. Mesatarja e të dy audiencave rezulton 85% dakord me arrestimin e Metës.

    Nga ana tjetër, vetëm 11.1% e pjesëmarrësve në të dyja sondazheve nuk janë dakord me arrestimin e Metës (12% në Top Channel dhe 10.2% në Report TV).

    Pavarësisht zhurmës mediatike, mbështetja reale për Ilir Metën, në fakt duket në fotot e mëposhtme.

    E para, kur u arrestua dje, tek Drejtoria e Policisë së Tiranës i shkoi vetëm Tedi Blushi, që ishte gati të hidhej në rrotat e furgonit të policisë.

    E dytë, në darkë, Ilir Metës i shkoi vetëm i biri, për t’i çuar ca rroba dhe ushqime.

    E treta, një ditë pas arrestimit, askush nuk është revoltuar si analistët e banaqeve televizive për arrestimin e Ilir Metës, pasi atij i ka shkuar në paraburgim vetëm sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca.

    Foto e tij më një qese në dorë, i vetëm përballë kangjellave, është simboli i mbështetjes reale të Ilir Metës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit