17.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    U vetëdorëzua dy ditë më parë, Stresi lë qelinë

    Të premtën reperi Arkimed Lushaj-stressi u vetëdorëzua në stacionin policor të Pejës ku edhe u ndal për 48 orë.

    Mirëpo, ai bëri të ditur para pak minutash në instastory se është liruar nga burgu.

    Ai shkroi ku tha, “sapo dola, shihemi sonte….”.

    Mësohet se Stresi ka paguar një garanci prej 20 mijë eurosh.

    Të premten, prokuroria në Pejë i shqyrtoi masën e paraburgimit prej 48-orësh, duke qenë se reperi ishte vetë-dorëzuar në stacionin policor nën përfaqësimin e avokatit të tij.

    Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës pas sherrit të ndodhur në një lokal nate në këtë qytet, ku u dhunua personazhi i njohur në Tik Tok Medi Iseni.

    Për ngjarjen u arrestua edhe këngëtari i njohur Noizy, si dhe Dj Crax, pjesë e grupit të Noizyt. Të dy ata kanë lënë qelitë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit