7.5 C
Tirana
E martë, 5 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “USB-në origjinale e kam unë”, rishfaqet “Babalja”, Albert Veliu: Salianji e hëngri kot, lojën e bëri Fredi Alizoti! Geron Xhafaj më bëri 12 kile “gol”

    Albert Veliu, i njohur edhe me pseudonimin “Babalja” është rishfaqur në një video-regjistrim vetëm pak kohë pas dënimit të Ervin Salianjit me një vit burg për sajimin e një video-përgjimi ku pretendonin se shfaqej Geron (Agron) Xhafaj, vëllai i ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

    Ai është regjistruar me vetëdije nga një qytetar teks hedh akuza ndaj Fredi Alizotit, duke pretenduar se ishte ai që çoi në burg Salianjin.

    “Ishte loja e Fredit, jo e imja. Salianji në këtë pjesë nuk ka fare lidhje, dhe e dyta, mua Agron Xhafaj më detyrohet 300 mijë euro, më ka bërë golin në Itali. Salianjit i kanë rënë në qafë, ai nuk ka fae lidhje në këtë punë, e gjithë loja është bërë nga Fredi Alizoti”, thotë Albert Veliu në video, duke pretenduar se Alizoti është paguar për të dëshmuar kundër.

    Kujtojmë se dëshmia e Fredi Alizotit ishte ajo që përmbysi çështjen e përgjimit, pasi para prokurorit të Kirmeve të Rënda, ai deklaroi se audio përgjimi i Geron Xhafajt ishte i sajuar mes tij dhe Albert Veliut.

    Më tej, Albert Veliu pretendon se disponon “USB”-në origjinale të përgjimit, dhe thotë se nuk ka në plan ta dorëzojë, pasi ajo është “siguri për jetën e tij”.

    “E vërteta është që mua ata më detyrohen 300 mijë euro, më ka bërë golin vëllai i tij 12 kile në Itali. Kaq po flas, nuk flas më shumë”, thotë më tej “Babalja”.

    Sipas dëshmisë së Fredi Alizotit në gjykatë, në vitin 2018, Albert Veliu (Babalja) i premtoi se do të merrte 200 mijë euro nga deputeti demokrat Ervin Salianji, për të sajuar zërin e vëllait të Fatmir Xhafajt në videopërgjimin e denoncuar më pas në selinë  PD-së.

    Demokratët kanë hedhur akuza ndaj Fredi Alizotit duke u shprehur se ëhstë paguar apo kërcënuar për dëshmuar kundër tyre.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit