Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga qyteti i Vlorës, duke patur në fokus Lungomare 3 nga Tuneli i Ujit të Ftohtë e deri përtej Radhimës, ndërkohë që po punohet edhe për Lungomare 4.
“Me Lungomaren 3 që po merr formë nga Tuneli i Ujit të Ftohtë e deri përtej Radhimës, ndërkohë që punojmë me projektin e Lungomare 4, ku edhe bregdeti i Orikumit do të përfshihet në hartën e transfomuar të Vlorës së Rilindur, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.