Këngëtarja e njohur Zajmina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë.
Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram.
Përkrah një fotografie ku shihen tullumbace blu dhe një arushë, shkruhej, “Mirë se erdhe Kamar”, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe emrin me të cilin ata kanë pagëzuar të birit.
Emri Kamar vjen nga fjala “qamar” që në arabisht do të thotë “hënë”.
Kujtojmë që pas vajzës ky është fëmija i dytë për Zajminën, ndërkohë për bashkëshortin e saj është fëmija i katërt, pasi ai është baba edhe i dy vajzave nga martesa e parë.