17.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    5 gjëra që nënat e reja duhet t’i dinë, por askush s’ua thotë

    Të qenit një nënë e re është një sfidë më vete. Një tjetër status, një stil ndryshe jete, por mbi të gjitha një bebe që pret gjithçka prej jush. Edhe pse në ndihmë të kësaj bote tërësisht të re na vjen interneti, guidat dhe librat e ndryshëm që i japin përgjigje miliona pyetjeve në kokën tuaj, ka disa gjëra që mund të ndodhë që askush të mos ua thotë

    1. Nuk ka një “kohë të duhur” për të ndaluar ushqyerjen me gji

    Sipas Akademisë së Pediatërve në Amerikë, nuk ka asnjë rregull që tregon se kur është koha e duhur për të ndaluar ushqyerjen me gji. Sa më shumë foshnja rritet, aq më pak funksional do të jetë qumështi i gjirit për shkak se vlerat tani mund t’i marrin nga ushqimet. Për çdo rast, konsultohuni me mjekun/en.

    1. Pelenat e shtrenjta nuk janë më të mira

    Nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes pelenave të shtrenjta apo atyre më të lira. Për aq kohë sa nuk i shkaktojnë fëmijës asnjë irritim në lëkurë, gjithçka është në rregull.

    1. Jo gjithçka e gjen në internet!

    Të kërkosh për përgjigje në internet është një alternativë e mirë, por s’duhet të harroni burimeve të cilat po i referoheni. Sigurohuni që informacioni të jetë i besueshëm dhe kryesorja, seleksiononi ato ç’ka lexoni. Një informacion i gabuar, mund t’ju çojë drejt një situate problematike.

    1. Biberoni nuk janë armiku juaj

    Përkundrazi, biberoni vjen në ndihmë në momentet kur s’di ç’të bësh që fëmija të pushojë së qari. Vetëm kujdes! Përpiquni që të mos ia vendosni kur afrohet ora e ushqimit, pasi mund të reduktojë urinë tek foshnja.

    1. Kujdes me gjërat që ndani me ta!

    T’i japësh foshnjës të pijë nga e njëjta gotë ku keni pirë ju (edhe pse jeni nëna e tij/saj) nuk është e këshillueshme. Mikrobet janë aty dhe shanset për infeksion janë të larta.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit