17.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    A beson Amos tek lidhja Kiara-Luiz? Aktori: Tek Luizi po, Kiara po e shfrytëzon për lojë

    I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në studion e Top Albania Radio ka qenë Amos Zaharia. Ai ka treguar gjithçka rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë së BBV.

    Aktori u ndal edhe tek raporti që ai kishte me një nga banoret e shtëpisë, Deamishel ku mesa duket i dha njëherë e mirë përgjigje të gjitha pyetjeve që mund të kishim.

    “Po tani gjërat sikur kanë ndryshuar pak dhe ju jeni vetë të dijenishëm. Unë di vetëm të them këtë gjë që brenda asaj shtëpie unë nuk është se e pata të lehtë që të gjeja komunikimin me shumë nga banorët. Ishin të pakët ata njerëz me të cilët mund të bëja edhe këto humoret që mbase nuk janë kuptuar dhe mbase kjo nuk ka shërbyer për mirë. Por me Dean u krijua ndjesia që marrëdhënia mund të ishte multi dimensionale. Ishte një raport që i krijonte kushtet që të ndërtohej diçka më shumë”.

    Kur moderatoret e pyetën nëse ishte “ndarë” me Dean aktori u përgjigj duke thënë se: “Nuk kemi si ndahemi kur nuk jemi lidhur”.

    Amos është ndalur edhe ka treguar më shumë për lojën e tij në BBV dhe shpjegoi nëse pa një afrimitet të mundshëm me Luizin gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë. Aktori foli gjithashtu edhe për lidhjen e Kiarës me Luizin. A janë ata në një krizë tani?

    “Kjo është gjëja që unë kam dyshuar që në fillim të hyrjes sime aty brenda. Mendova që të dy po e shfrytëzonin për lojë, mbase Kiara më shumë sepse tek Luizi kam parë në një moment sinqeritetin në sytë e tij ose është një aktor shumë i mirë në jetë. Por tek Kiara e shikoja që kishte një lloj dyzimi. I ndjehej diçka që si të thuash ishte e pavërtetë, kështu që kjo po e vërteton në një farë mënyre. Unë si do që të jetë ju uroj që ata të martohen, të trashëgohen dhe të kenë fëmijë”.

    A do t’i shkonte në dasmë këtë herë Amosi?

    “Tek ajo po sepse nëse do të martohen realisht atëherë me shumë qejf do të jem atje. Por kur e shikoj që është një dasmë që bëhet sa për sy dhe faqe jo”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit