spot_img
spot_img

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

spot_img

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën e sekuestros ndaj disa pasurive të bashkëshortëve Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha.

Shkalla e dytë e gjyqësorit refuzoi ankimin e bashkëshortëve, për pasojë pasuritë mbeten të ngrira, pasi dyshohet se rrjedhin nga burime të paligjshme.

Malltezi po gjykohet në GJKKO për korrupsion dhe pastrim parash, lidhur me procesin e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Në të njëjtën çështje po gjykohet edhe vjehrri i tij, ish-kryeministri Sali Berisha.

Lajmet e fundit