Ledri Vula ka qenë i ftuar te programi më i ri në YouTube i Arbana Osmanit “Mirëmbrëma yje” dhe ka folur për të herë parë për ndarjen nga Sara Hoxha. Gjatë bisedës, Ledri u kthe pas në kohë dhe kujtoj edhe ardhjen në jetë të Poit, duke zbuluar se shtatzënia ka ardhur në një moment që ata i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre prej 3 javësh. Ledri tregoi se edhe pse ka patur dëshirë të ketë fëmijë, pasi në familjen e tij ai është djali i vetëm, në ato momente nuk e ka pritur.
Reperi kujtoi se ka qenë periudhë pandemie, kur Sara e ka marrë në telefon dhe i ka treguar se do të bëhej baba, dhe pyetja e tij e parë ka qenë se nëse do ta mbajë atë fëmijë. Duhet thënë se një gjë e tillë s’është aspak bukur për t’u treguar, në këto momente që ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Shto faktin se në intervista më herët janë shprehur se e kanë dëshiruar atë fëmijë, dhe kjo deklaratë nuk duhej të bëhej pasi vajza kur të rritet do t’i dëgjojë. “Një ditë para se të ndodhte jemi ndarë, dhe pas 3 javësh Sara më telefon dhe më jep lajmin e shtatzënisë. Kur më telefonoi, unë isha për darkë te një shok dhe te një shoqja ime dhe kisha pirë, kur u zgjova mendova se ishte ëndërr. Pyetja ime e parë ishte: ‘A do me e mbajt”.
Një deklaratë tjetër aspak e bukur ishte kur u pyet nëse i vjen keq për ndarjen, dhe ai tha se i vjen keq vetëm për Poin. Fundi i një marrëdhënieje ku ka patur dashuri gjithmonë lë vend për ‘keqardhje’ dhe të dalësh publikisht të shprehesh në këtë formë, kur gjithmonë ke qenë i rezervuar, s’është shumë normale..
“As nuk jam ndaluar të mendoj pse nuk funksioni, as nuk dua të mendoj. Për ndarjen më vjen keq vetëm Poin, për gjë tjetër jo”, tha reperi, teksa shtoi, se ndoshta po të kishte qenë sara pak më private do të ishim ende bashkë.