8.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023
More
    spot_img
    spot_img

    A ishte kunjë? Luana Vjollca ‘reagon’ për komentin e Olta Gixharit

    Duket se u krijua, me ose pa qëllim, një dramë mes Olta Gixharit dhe Luana Vjollcës.

    E gjitha nisi në “Dancing with the stars”, ku pas kërcimit të konkurrentes Atalanta nën ritmet e këngës “Gasolina” të Daddy Yankee, Olta Gixhari u shpreh:

    “Edhe për këngën do thoja, ç’është kjo ‘Gasolina’? Ne kemi këngën shumë të bukur shqiptare, benzina, benzina. Është kënga e Luana Vjollcës, shumë e bukur.”

    Salla shpërtheu në të qeshura dhe më pas Olta vendosi këngën e Luanës në YouTube. Në videon e postuar në faqen e “Dancing with the stars” në Instagram, është vendosur si mbishkrim teksti: “Olta Gixhari ‘kunjë’ për Luana Vjollcën?”.

    Në komente, disa njerëz shkruajnë se “nuk ishte kunjë”, ndërsa të tjerë e konsiderojnë si “tallje” me Luanën.

    A ishte kunjë? Luana Vjollca ‘reagon’ për komentin e Olta
    A ishte kunjë? Luana Vjollca ‘reagon’ për komentin e Olta

    Po Luana si reagoi? Me stil, si gjithmonë. E njohur për natyrën e saj aspak konfliktuale, Luana, urtë e butë, postoi një video nga provat e “Love Island Albania” me këngën “Benzina” në sfond.

    “E diel sonte…Kë mori malli për mua?”

    Në komente, duket se njerëzit bien dakord që postimi i Luanës nuk ishte aspak rastësor.

    A ishte kunjë? Luana Vjollca ‘reagon’ për komentin e Olta
    A ishte kunjë? Luana Vjollca ‘reagon’ për komentin e Olta

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit