18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    A po i vjen radha Monikës?

    Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi lidhur me heqjen e sekuestros të provave që i Prokuroria e Posaçme ia ka sekuestruar.

    Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Erion Çela, e bazuar në nenin 222 të Kodit të Procedurës Penale, pika 3, që bën fjalë për përgjimet telefonike.

    Burime nga SPAK dhe GJKKO, nuk konfirmojnë për çfarë bën fjalë objekti i kërkesës. Në seancën që nisi në orën 13.30, Kryemadhi u përfaqësua nga avokati i saj ndërsa SPAK nga prokurori Sotir Kllapi i cili heton çështjen e lobimit të LSI në SHBA.

    Pak javë më parë, u raportua se oficerët e BKH-së kryen kontrolle në zyrat e Partisë së Lirisë ku sekuestruan prova materiale.

    Në një reagim për mediat, GJKKO deklaroi se nuk mund të japë detaje:

    ”Rezulton se është paraqitur një kërkesë me objekt heqje sekuestro. Duke qenë se këto janë kërkesa në fazën e hetimit paraprak nuk mund të jepen detaje të tjera pasi seanca është me dyer të mbyllura.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit