spot_img
spot_img

Abi në burg, Çimi zbardh “ekskluzive” çfarë ka thënë ai

spot_img

Portali i familjes Berisha, ka nxjerrë “ekskluzivisht” se çfarë ka thënë Jamarbër Malltezi në gjyq.

“SYRI zbardh fjalën e mbajtur në seancën e të hënës në gjykatë nga Jamarbër Malltezi, i arrestuar pas një urdhri politik. Malltezi jep argumentet e tij të mbrojtjes, duke rrëzuar dokumentin skandaloz të SPAK.

Po ashtu, ai thekson se shumë gjëra mund të ishin zbardhur nëse SPAK do e kishte pyetur më parë, por zgjodhi ta rrëmbejë”, shkruan portali i familjes Berisha, që krenohet se ka ekskluzive dëshminë e Malltezit.

“Asnjë lek nuk kam marrë kurrë nga fondet publike në jetën time.

Kam zhvilluar pronën private të trashëguar me dashuri e respekt për njerëzit dhe natyrën.

Pse bëjnë shfaqje dhune me arrest me rrëmbim personi pa më pyetur kurrë e pa sqaruar?

A nuk bie erë diktaturë,” shprehet Malltezi, që portali i familjes së vet, ironikisht e zbardh si lajm ekskluziv.

Kushedi a do e japin ekskluzive edhe dëshminë e Berishës.

Lajmet e fundit