Loredana dhe Rozana janë kanë patur një debat të ashpër me njëra-tjetrën gjatë kohës që po bëheshin gati për prime.
Debati ka degraduar deri në prekje fizike teksa në një moment që Loredana po lëvizte duart përpara fytyrës së këngëtares duke ia bërë me shenjë të largohej, e ka kapur me thua tek cepi i syrit.
Në këtë moment, Rozana ka reaguar menjëherë duke i kapur dorën Loredanës dhe duke i thënë që me fute thoin në sy. Ndër të tjera Rozana lëshon një sërë akuzash ndaj Loredanës mbi raportin sentimental që ajo ka me Jozin, të cilin me ironi e quan “I kulluari” i shtëpisë.
Pjesë nga debati:
Rozana: O Lori që pëlqen dhunuesin
Loredana: Ik
Rozana: Ej po më prek, po më prek zogu
Loredana: Ik, ti po më afrohesh
Rozana: Më fute thoin në sy
Loredana: Ça po bën?
Rozana: Mos më prek me thoin
Loredana: Ça po bën?
Rozana: Këtë që po bëj
Loredana: Unë po të thosha ik, ti po më afroheshe!
Rozana: Mos me këto, më ke vrarë syrin
Loredana: Të betohem po dridhem
Rozana: Po dridhesh ti? Po ku ke ndërgjegje ti?
Loredana: Ik
Rozana: Ti dridhu kur shanë gratë ai, ti dridhu kur përmend karriget ai
Loredana: Unë nuk jam ai