15.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Agron Llakaj humbet të atin, reagimi prekës

    Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Agron Llakaj këtë të enjte ka humbur babanë e tij.

    Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë aktori me anë të një postimi tejet prekës.

    Përkrah një fotoje me dy prindërit e tij, të realizuar në 88-vjetorin e të atit, Agroni ndan me ndjekësit dhimbjen e madhe që ai ndjen.

    Aktori tregon se sot në mëngjes e ka takuar të atin, e ka puthur dhe përqafuar pa e ditur që ajo do të ishte hera e fundit.

    “Ahh ku ta dija o babushi im i mirë, se do të ishte ditëlindja jote e fundit 😭

    Babai im, gojëmjalti ti, e qeshura jote ilaç…aaahh mor bab ç’të të them e ç’të shkruaj për ty?!

    U pamë sot në mëngjes dhe nuk mendova se po të puthja e përqafoja për herë të fundit.

    Babi im, ike…,po të pret Bardha, bija jote dhe motra jonë, tregoja gjithë mallin tonë babi…

    Qofsh i parajsës ashtu siç shpirtin e kishe babi im!

    Kam gjithçka nga ty dhe shpirti yt i mirë, që do t’i ruaj deri kur Zoti të na bashkoj sërish!🙏 Lamtumirë o i shtrenjti ynë, tregoi shtruar Zotit gjithë historitë e tua, ashtu bukur dhe qeshur siç tregoje Ti!🙏🙏🙏

    Sa më mungon mor bab…ahhhh…😭😭😭😭😭”, ka shkuar ai në postimin e tij, teksa të menjëhershme kanë qenë mesazhet e ngushëllimit për të.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit