13.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ai po ju injoron pas një zënke? Si ta bëni t’ju shkruajë

    Keni pasur një debat të fortë dhe e keni mërzitur atë, por doni aq shumë që të flisni. Me telefonin në dorë po vrisni mendjen se cila është lëvizja e duhur për të bërë që ai të shkruajë sërish.

    Epo, nëse kjo është situata juaj, le të themi se mund t’iu ndihmojmë!

    Komunikimi pas një zënke është gjithmonë shumë i veshtirë dhe delikat, por disa këshilla mund të ndihmojnë.

    1. Reflektoni

    Christiana Njoku, një këshilltare profesionale e licencuar, trajnere marrëdhëniesh dhe mentore martesash, në një nga artikujt e saj, theksoi nevojën për të kërkuar falje për fjalët dhe veprimet tuaja.

    Kur kërkoni falje, jini të gatshëm dhe të përkushtuar për të ndryshuar dhe sigurohuni që e njëjta situatë të mos përsëritet.

    Mund të tingëllojë e thjeshtë, dhe në një farë mënyre është, por duhet të jeni të vëmendshëm për ato gjëra dhe të mos i bëni ato në mënyrë rutinore.

    Kur bëhet fjalë për atë që t’i thoni të dashurit tuaj pas një zënke, duhet të mendoni për të menduarit racional.

    Shumica e meshkujve janë qenie logjike dhe racionale, ndaj përpiquni të shmangni bisedat e paqarta për ndjenjat dhe përkushtimin tuaj.

    Me fjalë të tjera – jini të saktë për atë që keni bërë gabim dhe çfarë prisni të ndodhë në të ardhmen. Përndryshe, ju vetëm mund ta zemëroni atë.

    2. Përdorni teknologjinë

    Përdorimi i teknologjisë për romancë është një ide e mirë.

    Sipas të gjitha gjasave, ju mendoni se çfarë t’i shkruani të dashurit tuaj pas një sherri. Të gjithë jemi mësuar të përdorim teknologjinë për marrëdhëniet tona, por kini kujdes; mund të bëjë më shumë dëm sesa të mirë nëse nuk jeni të kujdesshëm.

    Teksti është një mjet që do t’ju japë kohë të mos reagoni në mënyrë impulsive, ndaj përdorni atë. Ka disa gjëra për t’i dërguar mesazh të dashurit tuaj pas një sherri dhe disa jo.

    Së pari, si me një bisedë të drejtpërdrejtë, niseni mesazhin me një falje të sinqertë.

    Shpjegoni pse keni reaguar në një mënyrë të caktuar, por shmangni zhvendosjen e fajita.

    Mos vazhdoni luftën! Thjesht shpjegoni veten. Pastaj, ofroni një zgjidhje, një kompromis të vërtetë. Në fund, kërkoni një takim.

    3. Jepini atij hapësirë

    Meshkujt zakonisht reagojnë duke u tërhequr emocionalisht (dhe fizikisht) kur janë të tronditur. Pra, si ta bëni atë të flasë me ju pas një sherri? Jepini atij hapësirë.

    Ai po iu injoron pas një zënke? Kjo është e zakonshme. Meshkujt kanë nevojë për pak momente për t’i menduar gjërat.

    Ata nuk ndihen rehat të flasin për këtë dhe nuk bëjnë zakonisht biseda rreth mënyrën se si ndihen. Pra, nëse nuk ka kontakt pas debatit, mund të jetë një gjë e mirë.

    Po, ju mund të pyesni veten nëse heshtja juaj mund ta bëjë atë të ndjejë mall. Në shumë raste kjo vlen.

    Ai ka nevojë për kohë për të “sistemuar” mendimet dhe emocionet e tij. Ai nuk do ta mirëpresë vëmendjen tuaj që kthehet në bezdisje nëse dëshiron të jetë në qetësinë e tij.

    4. Merrini gjërat ngadalë

    Tani, njerëzit debatojnë sepse mendojnë se kanë të drejtë.

    Nëse po pyesni se si ta bëni atë të kuptojë se ka bërë një gabim dhe të ndalojë menjëherë!

    Nëse kërkoni që debati të përfundojë duhet të hiqni dorë nga nevoja për ta bërë atë të pranojë se kishte gabuar.

    Nëse keni nevojë që kjo të ndodhë dhe të ndodhë menjëherë, ju gjithashtu mund të vazhdoni “betejën” tuaj, por a ia vlen?

    Në vend të kësaj, merrini gjërat me qetësi. Mos e shtyni në asgjë. Mos e pyesni gjatë gjithë kohës nëse ai është ende i zemëruar. Lëreni kohën të bëjë punën e saj.

    Lëreni të mendojë pak për veten e tij. Më vonë, ju mund të bëni një bisedë të shëndetshme për arsyen e grindjes dhe të diskutoni perspektivat tuaja të reja për të. Por vetëm nëse ende besoni se është kaq e rëndësishme.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit