12.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Aktorja e njohur u thotë të gjitha grave që të ngrijnë vezët, por pse?

    Priyanka Chopra tregoi më shumë për vendimin e saj për të ngrirë vezët në fillim të të 30-ave të saj dhe u shpreh se inkurajon të gjitha gratë që njeh që të bëjnë të njëjtën gjë.

    “E bëra kur isha në fillim të të 30-ave. Doja të arrija në një vend të caktuar në karrierën time. Gjithashtu, nuk e kisha takuar ende personin me të cilin doja të kisha fëmijë”, tha aktorja, duke shtuar se kjo periudhë i shkaktoi ankth dhe se e mori vendimin kur ishte 35 vjeç.

    Ajo pohoi se u thotë të gjithëve që të ngrijnë vezët dhe nëse është e mundur, ta bëjnë disa herë.

    “U them mikeshave më të reja në moshë se ora biologjike është e vërtetë. Pas të 35-ave, bëhet më e vështirë që të mbetesh shtatzënë, sidomos për gratë që kanë punuar gjatë gjithë jetës së tyre.

    (Ngirija e vezëve) është dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes, pasi kështu rimerr fuqinë tënde nga ora biologjike dhe mund të punosh për sa kohë që do. Vezët e tua do të jenë në të njëjtën moshë sa ishe ti kur i ngrive”, përfundoi ajo.

    Priyanka është nënë e një vajze, Malti Marie, së bashku me bashkëshortin, Nick Jonas. Vajza erdhi në jetë në janar të vitit 2022, përmes një nëne surrogate.

    Ngrirja e vezëve është një tematikë mjaft e diskutuar dhe shumë gra e kanë zgjedhur si mënyrën më të mirë, pasi kjo metodë i lejon ato të bëhen nëna në një periudhë më të përshtatshme të jetës së tyre.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit