Këngëtari Alban Skënderaj rrëfeu detaje të jetës së tij personale përballë moderatores Arbana Osmani në emisionin “Mirëmbrëma yje”.
Këngëtari tregoi se vendimi për të bërë koncertin në stadiumin “Air Albania” ishte marrë nga Miriami.
Siç ai tregoi, dyshja kanë debatuar vazhdimisht derisa Miriami e ka bindur, pasi vetë Albani ishte skeptik.
“Vendimin për ta bërë koncertin në stadium e ka marrë Miriami, jo unë. Në fund, ajo kishte të drejtë , interesi dhe dashuria e publikut ishin jashtëzakonisht të mëdha,” u shpreh Albani.
Koncerti u bë dhe stadiumi u mbush, ndaj Albani gjeti rastin për të falenderuar publikisht Miriamin.
“Ka katër, pesë, gjashtë vjet që më ka përsëritur këtë dëshirë dhe ka besuar tek unë 10-fishin e besimit tim”, theksoi ai.
Megjithatë, kengëtari theksoi se koncerti në stadium ishte një ëndërr e kahershme për të që herë i dukej e realizueshme dhe herë e pamundur.