11.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Andi Bushati mbron Ilir Beqajn: Më vjen ndot si e trajtuan

    Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka patur një debat mes Andi Bushatit dhe Pano Sokos lidhur me tërheqjen zvarrë të Ilir Beqjas me pranga në komision.

    Bushati tha se ky ishte një show i mazhorancës dhe se reagimet e Sokos dhe Endri Shabanit të Nisma Thurje, ishin populiste dhe shërbejnë vetëm për të kënaqur turmat. Analisti e cilësoi shoqërimin e Beqajt “depersonalizues”.

    Andi Bushati: Dinjiteti njerëzor nuk është detaj. Jam më kritik për punën e Beqjes, por do të arratisej? Në mes të Tiranës? E para zbatimi i ligjit. Këta kanë marrë njerëz në SPAK edhe fshehurazi. Është ligji, nuk e fut para kamerave, por ai është spektakël depersonalizimi dhe është i turpshëm.

    Fakti që bëhet ashtu, më vjen ndot, jo se më dhembin kyçet e Beqajt. Ku mbaroi spektakli? Po të njëjtët njerëz e lanë në komision të trokiste. Nuk ishin për të ruajtur Beqajn, ata ishin për spektakël.

    Këtu kemi ngritur institucione, që po u thonë njerëzve do t’ju ndëshkojmë hajdutët, kemi SPAK-un, këta do të spastrojnë. Kemi hyrë në një filozofi të çpersonalizimit. Edhe ai që është i dënuar nuk mund të depersonalizohet.

    Kjo bëhet për të mbuluar tjetrën, lekët e koncesionit nuk i gjejnë. Koncesionet nuk i pezullojnë. Duan të kënaqin turmat me imazhe të tilla. Ky është turpi i madh. Pamje si kjo duhen për të hedhur hi syve turmave.

    Pano Soko: Skena në vetvete as mua nuk më pëlqen.

    Andi Bushati: Endri Shabani tha, ata të sëmurët të të shohin (me pranga), nxorri edhe duart. Kjo është logjikë populiste për të linçuar njerëzit, për të kënaqur oreksin e turmave. Dinjiteti njerëzor nuk hyn në diskutim.

    Andi Tela: 50 vjet janë parë këto skena, kulakët, të burgosurit…

    Pano Soko: Kemi 30 vjet që çfarë themi, këtu nuk dënohen njerëz, nuk të ndëshkon njeri.

    Andi Bushati: Ndëshkimi është te dënimi, jo te depersonalizimi.

    Pano Soko: Onkologjiku është aty, spitali është aty, Beqja do të harrohet. Nuk e fshin kjo. Nuk e harrojmë ne. Nuk e zgjidh SPAK hallin e opsionit politik.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit