spot_img
spot_img

Arrestohet ish-drejtuesja e Kadastrës së Durrësit, por mediat ngatërrojnë foton me zyrtaren e Financave

spot_img
Ish-drejtoresha e Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashi, është arrestuar sot me urdhër të SPAK.

Por shumë media kanë ngatërruar foton e saj me foton e një zyrtareje të Ministrisë së Financave.

Personi në fotot e nxjerra në shumë media është Risena Xhaja, e cila nuk ka asnjë lidhje me arrestimin e sotëm.

Foto e gabuar e përdorur sot në disa media

Ndërkohë Dashi është arrestuar në zyrën e saj. Ajo aktualisht punon në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vorë. Arsyeja e arrestimit të saj mësohet se ka të bëjë për një çështje të nisur 3 vite më parë nga Prokuroria e Posaçme.

Hetimi lidhet me tjetërsimin e pronave kur ajo mbante pozicionin e drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit. Ajo u dorëhoq nga Kadastra e Durrësit në dhjetor të 2021 për shkaqe që ende nuk dihen.

Lajmet e fundit