10.5 C
Tirana
E enjte, 14 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Autore e parathënies së librit për Kamala Harris, Linda Rama: Ja pse nuk i fitoi dot zgjedhjet presidenciale

    Promovohet në Tiranë autobiografia e Kamala Harris, zv.presidentes në detyrë të SHBA, e cila humbi zgjedhjet për president përballë Donald Trump.

    Bashkëshortja e kryeministrit shqiptar Linda Rama, e cila është autore e parathënies së autobiografisë foli gjatë promovimit të librit për pëjetimet e saj.

    “Libri është shkruar kur Kamala ishte zv.presidente dhe ishte një nga dy kandidatët që kërkonte të hynte në zyrën ovale. Karriera e Kamalës ishte kaq graduale, sa herë-herë kisha nota mosbesimi, a është një guidë se si duhet të jetë një prokuror apo si duhet të jetë një politikane.

    Asnjëherë nuk më erdhi si një grua që në fakt rrënjët e saj biologjike dhe sociale i kishte të grupet vulnerabël të shoqërisë. Ajo nuk kishte asnjë lloj vulnerabiliteti në libër. Ndërsa dëgjoja fushatën, mua Kamala më vinte me fuqinë e saj nga libri i shkruar në vitin 2018”, tha Linda Rama.

    Ajo u ndal dhe të humbja e Harris, teksa tha se gjithçka ndodhi siç e donte populli amerikan.

    “Kamala nuk do të hyjë në zyrën ovale dhe pavarësisht si erdhën gjërat, gjërat erdhën ashtu siç e donte populli amerikan. Kjo është e bukura e demokracive që populli vendos. Tranzicioni i 30 viteve na e ka mësuar.

    Një përjetim tjetër që kam pasur, po kjo Shqipëria e vogël sa shumë eksperiencë ka pasur në këto 30 vite sa në të gjitha debatet që bëhen na bën të ndihemi pjesë e një konteksti të jashtëzakonshëm siç janë zgjedhjet në SHBA.

    Fuqia për të prekur plagën dhe aftësia për t’u futur në rolin e viktimës, gjithmonë kur flasim për prokurorin.

    Politika si aleat i më të dobëtit, sjellja e politikanit ndaj dështimit dhe ofertës për karrierë, një krim ndaj dikujt si krim ndaj gjithkujt, raporti ndaj kërkimit shkencor dhe me shifrat. Doja të isha vetja në parathënien e Kamalës e frymëzuar nga Kamala”, tha Linda Rama.

    Sipas saj, profili i prokurorit për mua mbetet një kërshëri e veçantë.

    “Në parathënie kam nënvizuar që kërcënimet për liritë dhe të drejtat e fituara nga brezat janë reale dhe do jenë të pranishme për ata që do vijnë”, deklaroi Linda Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit