spot_img
spot_img

Banorët më tekanjozë të “Big Brother VIP 2”? Eduart Grishaj flet pa dorashka: Olta Goxhari dhe…

spot_img

Regjisori Eduart Grishaj është i drejtpërdrejtë kur liston banorët më tekanjozë të sezonit të dytë të i “Big Brother VIP”.

I ftuar në “Fan Club”, regjisori flet për ish-konkurrentët Olta Gixhari dhe Tan Brahimi.

“Olta Goxhari ka qenë një nga banoret më tekanjoze. Por ka pasur dhe të tjerë tekanjozë. Vendin e dytë e mban Tan Brahimi, shumë problematik. Erdhi një moment që m’u bë si fëmija në kopësht. Vetëm më thërrisnin: O Edi, ky Tan Brahimi do të dalë. Thoshte dua të dal… jo se nuk po dal, ose po dal… ka qenë më i bezdisshmi”.

Gjatë intervistës me Megi Pojanin, Grishaj shprehet se banorët e këtij sezoni kanë qenë të llastuar.

“Shumë të llastuar kanë qenë këtë vit, por do zëmë mend për vitet e tjera”.

Lajmet e fundit